Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Opozita e re sapo ka lindur”, kandidati i PD-së bën deklaratën e fortë

17:25 / March 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
opozzzz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi janë kandidatë nga radhët e LSI-së të cilët pritet të marrin mandatin e deputetit, duke dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) formularin e dekriminalizimit.

Deri më tani numri i të lëkundurve është 10, shumica nga radhët e LSI-së, por lista mbetet e hapur pasi ka dhe nga ata që janë poshtë grupit të parë të gatshëm për të marrë mandatin e deputetit kur të vijë radha.

Një prej tyre është edhe Kujtim Gjuzi, kreu i Partisë Konservatore, i cili renditet i 19 në listën e PD-së në Qarkun e Durrësit.

“Nuk kam asnjë arsye që ta lëshoj mandatin sepse nuk është i Kujtim Gjuzit, por i Partisë Konservatore. Në këtë moment unë jam një ndër drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar”, tha Gjuzi.

Aleati i Bashës flet për një grupim të ri opozitar, ndërsa pohon se ka kandidatë të tjerë në listat e Partisë Demokratike të gatshëm të ulen në Parlament: “Ju bëj me dije se dhe Sazan Guri s’ka firmosur dokumentin. Janë edhe shumë të tjerë dhe lista është mjaft e lartë, mund të shkojë në numrin 33. Opozita e re sapo ka lindur, Aleanca Kombëtare për Drejtësi quhet. Janë 11 parti politike që janë brenda, kanë firmosur dhe i janë bërë prezent faktorit ndërkombëtar në Tiranë permës një dokumenti zyrtar”, transmeton TCH.

Gjuzi konfirmon lëvizjen e ndërkombëtarëve për të bindur kandidatët të pranojnë mandatin e deputetit: “Kemi patur dje një kontakt me këshilltarin më të lartë të zyrës së OSBE-së në Tiranë, i cili thotë se jemi të inkurajuar nga ambasadori që të mos e lëshojmë mandatin”.

Andi Përmeti renditet i 12 në Qarkun e Korçës, i cili konfirmon se është kontaktuar nga partia, por nuk ka pranuar të firmosë lënien e mandatit.

Aurora Mara Edmond Rrushi Enver Roshi Opozita Ylli Shehu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.