Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” hapin sot fushatën elektorale në orën 12:00 në stadiumin “Air Albania”.
Me sloganin “Ndryshimi në duart e tua” opozita do të nisë zyrtarisht rrugëtimin drejt 14 majit. PD-ja bëri publik edhe spotin e çeljes së fushatës, ku përmes mesazheve ftohen qytetarët të marrin pjesë në mitingun e sotëm.
Në videon e spotit bëhet një retrospektivë se si mbërriti PD-ja e rithemeluar deri këtu. Pikënisja e këtij rrugëtimi është 16 shtatori i 2021, kur kryetari i PD-së, Sali Berisha, nisi foltoret me qytetarët.
