Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita i vuri zjarrin karrigeve, Zëri i Amerikës: Shenjë proteste për Salianjin, hodhën sende të forta ndaj Spiropalit

18:46 / September 30, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
0 500 1727711480xzjarr kuvend 565
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Tiranë, Deputetët e Partisë Demokratike nxorrën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji dhe siç u shprehën ata, ndaj shumë akteve të tjera arbitrare të shumicës ndaj opozitës dhe lirive demokratike në vend.

Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, teksa ajo njoftoi vakancën e krijuar me ndërprerjen e mandatit të deputetit Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, pas dënimit të tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë.

Apeli la në fuqi, 4 ditë më parë, vendimin e gjykatës së shkallës së parë për dënimin e zotit Salianji për kallëzim të rremë për rastin e audio-përgjimit, ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Hetimet e prokurorisë kishin zbuluar se biseda ishte inskenuar, dhe se rolin e vëllait të zotit Xhafaj, e kishte marrë përsipër një tjetër person. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se për vakancën e krijuar mbi mandatin e zotit Salianji, do të njoftohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa salla plenare nuk ka asnjë lidhje me vendimet e gjykatave.

Shumica socialiste i është përmbajtur qëndrimit se nuk komenton vendimet e gjykatave. Përfaqësues të saj i kanë hedhur poshtë akuzat për kapjen e drejtësisë, duke theksuar se çdo i pandehur mban vetë përgjegjësi para akuzave të ngritura nga drejtësia. Opozita ka thirrur pas një jave përkrahësit e saj në një tubim para kryeministrisë, për të vazhduar protestën e saj. /VOA/

kuvend Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit

15:55 / June 15, 2025

Nesër samiti i SEECP në Tiranë, Begaj do të presë krerët e shteteve të procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

13:14 / June 15, 2025

Partia e Lirisë: Shqipëria, e fundit në rajon për infrastrukturë

12:55 / June 15, 2025

Rama poston video nga plazhi i Darëzezës

17:54 / June 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.