Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, përfaqësues të opozitës në Grupin Politik për reformën zgjedhore në një letër dërguar kolegëve socialistë Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kërkojnë përmbylljen e reformës zgjedhore duke propozuar një mbledhje më 25 maj.
Për këtë letër ata kanë vënë në dijeni për këtë qendrim partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në proces, BE, SHBA, OSBE dhe KiE.
“Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj”,- thuhet në letrën e opozitës, ku përmendet se për shkak të shkeljes së standardeve nga ana e mazhorancës për 3 procese zgjedhore me radhë, reforma zgjedhore është rikthyer si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me BE.