Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Opozita në RMV refuzon ndryshimet kushtetuese

23:00 / March 21, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RMV
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka hedhur poshtë idenë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që të delegojë përfaqësues të saj në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese, me të cilat, bullgarët dhe bashkësi tjera duhet të futen në Kushtetutë.

VMRO-DPMNE-ja ka përsëritur qëndrimin se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin me këtë përbërje parlamentare.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë. Nuk do të marrë pjesë në grupe të tilla pune nga shkaku se bëhet fjalë për një proçes jolegjitim dhe disa herë kemi thënë dhe i kemi bërë thirrje qeverisë që të mos i hyjë proçesit të ndryshimeve kushtetuese, pasi nuk ka mbështetje nga qytetarët”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se së shpejti do t`u dërgojë letra partive politike, me të cilët do të kërkojë nominimin e ekspertëve që të jenë pjesë e grupit për ndryshime kushtetuese.

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, ka deklaruar se Qeveria është e gatshme t`i lejojë opozitës formulimin e amendamenteve kushtetuese, konform kornizës negociuese, siç tha, për të fituar besim në këtë proçes.

Kushtetuta Opozita RMV
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.