VMRO-DPMNE-ja opozitare ka hedhur poshtë idenë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që të delegojë përfaqësues të saj në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese, me të cilat, bullgarët dhe bashkësi tjera duhet të futen në Kushtetutë.
VMRO-DPMNE-ja ka përsëritur qëndrimin se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin me këtë përbërje parlamentare.
“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë. Nuk do të marrë pjesë në grupe të tilla pune nga shkaku se bëhet fjalë për një proçes jolegjitim dhe disa herë kemi thënë dhe i kemi bërë thirrje qeverisë që të mos i hyjë proçesit të ndryshimeve kushtetuese, pasi nuk ka mbështetje nga qytetarët”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se së shpejti do t`u dërgojë letra partive politike, me të cilët do të kërkojë nominimin e ekspertëve që të jenë pjesë e grupit për ndryshime kushtetuese.
Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, ka deklaruar se Qeveria është e gatshme t`i lejojë opozitës formulimin e amendamenteve kushtetuese, konform kornizës negociuese, siç tha, për të fituar besim në këtë proçes.