Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita nuk njeh rezultatin në bashkitë ku u votua elektronikisht

16:30 / May 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
opozita ankimime per zgjedhjet 750x423 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një javë pas zgjedhjeve të 14 Majit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë mbërritur ankesat e para zyrtare. Deri më 21 maj, Komisioneri ka regjistruar 9 ankimime të palëve politike edhe për Bashkitë, ku tashmë është certifikuar rezultati zgjedhor.

Një sërë partish të vogla si Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Demokristiane, apo Uniteti Kombëtar, kërkojnë rinumërim për Këshillat Bashkiakë në Pukë, Lezhë, Kamëz, Durrës e Tiranë.

Përveç ankimimeve në KQZ, kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Lefter Maliqi, ka paraqitur kallëzim në SPAK me pretendimin për manipulim të rezultatit në Kuçovë.

Rezultati negativ i opozitës në zgjedhjet e 14 Majit, nuk është shoqëruar me një mea-culpa por menjëherë pas përfundimit të numërimit, nisën akuzat për manipulim të procesit zgjedhor.

I pari që artikuloi pretendimet për parregullsi ishte kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, i cili rezultatin më të dobët të opozitës në pluralizëm e justifikoi me atë që e quajti “tjetërsim të tmerrshëm të votës”

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, ku u votua dhe numërua elektronikisht, Arjan Hoxha, artikuloi akuza për manipulim përmes pajisjes, ndërsa teksa zhvilloi një protestë simbolike para KQZ, kërkoi hapjen e kutive dhe ekspertim të pajisjes elektronike të votimit.

Jo vetëm në Kamëz, por edhe në Elbasan, opozita e vë fajin e rezultatit te pajisja e votimit elektronik, duke e quajtur këtë proces manipulim të votave për llogari të kandidatit fitues.

Në zgjedhjet vendore të 14 majti, opozita arriti të merrte vetëm 7 bashki, ndërsa në asnjë prej 61 në total nuk siguroi kryesimin e këshillave bashkiakë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca ndërpritet sërish

13:01 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.