Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Opozita ‘pyet’ Ministrinë e Mbrojtjes: A kanë lidhje pronat e ushtrisë, me zjarret në Sazan?

10:28 / June 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita ka kërkuar në komisionin e Sigurisë mbajtjen e një seance dëgjimore me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, mbi situatën e zjarreve në ishullin e Sazanit dhe për pr/ligjin e qeverisë për pronat e ushtrisë.

Deputeti Ferdinand Xhaferri, iu drejtua kreut të komisionit, socialistit Nasip Naço që t’i vendosë orarin ministrit Peleshi kur duhet të paraqitet në Kuvend, e jo ta pyesë në varësi të agjendës së tij.

“Nuk ka asnjë arsye që të perceptoheni në raport vasaliteti si me ministrin e Mbrojtjes e të ministrin e Rendit”, tha ai.

Ndërkohë që Naço iu përgjigje me ironi duke iu referuar debatit të brendshëm në PD se “nëse nuk bëheni asnjë herë 7, votën e 7 e keni nga mua për cdo lloj kërkese që keni”.

“Mendoj që pronat e ushtrisë është problem i gjithë komisionit dhe jo vetëm i opozitës si dhe situata me zjarret”, theksoi Xhaferri.

Replikat

Ferdinand Xhaferri: Është depozituar kërkesë për të thirrur në komision në seancë dëgjimore ministrin e Mbrojtjes lidhur me problematikat e vëna re së fundmi, e para me problemin e pronave të Ushtrisë ku në vend të shihnim një reagim të qeverisë ne drejtimin e duhur, shohim që qeveria ka kaluar një pr ligj që zhvesh policinë ushtarake nga të gjitha objektivat për mbrojtjes e pronave të ushtrisë, si dhe situatën e rënduar të zjarreve ku me shumë sakrifica dhe me paratë e taksapaguesve shqiptarë u blene vite më parë 4 helikopterë “kugar”. Sot nuk është asnjë në gjendje pune e presim për situatën në Sazan helikopter nga Greqia. Akoma nuk dimë ditën e orën kur ministri do vijë

Nasip Naço: Kërkesa juaj depozituar në komision me firmat përkatëse si e kërkon rregullorja është dërguar e ministrit Peleshi është lënë një seancë për nesër por nuk është konfirmuar nga Peleshi për shkak të agjendës. Nëse nuk bëhet dot nesër do bëhet javën tjetër, pa i bërë koment pastaj as zjarrit, as helikopterit, as vëllezërve grekë.

Ferdinand Xhaferri: Nuk bëj as koment zjarrit e helikopterit por i bëj koment komentit tuaj, unë nuk mendoj se është kërkesë e opozitës, si komision i sigurisë kombëtare që në ditët e para kemi thënë që duhet të funksionojmë si komision i sigurisë e unë e quaj këtë si kërkesë të komisionit dhe ju si kolegë të mazhorancës duhet të jemi si një të tërë. Mendoj që pronat e ushtrisë është problem i gjithë komisionit dhe jo vetëm i opozitës si dhe situata me zjarret.

Në cdo rast nuk i lihet ministrit, nuk është ky komision në varësi të agjendës së ministrit, se ne mbikqyrim e si komision e kuptoni ku jemi në raport me ministrin?

Nuk ka asnjë arsye që të perceptoheni në raport vasaliteti si me ministrin e Mbrojtjes e të ministrin e Rendit, kërkesa duhet të ishte të mërkurën duhet të jeni në komision. Si organ mbikqyrës dhe kontrollues,

Nasip Naço: Nuk besoj që është orari që përcakton vasalitetin e komisionit. Nëse nuk bëheni asnjë herë 7, votën e 7 e keni nga mua për cdo lloj kërkese që keni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026

OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar

11:28 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.