Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Opozita rrethon Presidencën. Vuçiç: Nuk kam frikë nga ata që duan destabilitetin

23:49 / March 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kishte ftuar një konferencë të jashtëzakonshme për të reaguar pas protestave. Kjo irritoi edhe më shumë protestuesit që njëkohësisht paralajmëruan protesta. Doli i qetë dhe tha se nuk ka frikë nga askush, por e di që duan ta rrënojnë, pasi nuk ia falin progresin e Serbisë. Liderët e opozitës i quajti mashtrues dhe tha se me ta nuk ka çfarë të bisedojë, pasi ata duan skenar maqedonas.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Kemi çuar në botë një pamje nga Serbia që nuk duam dhe kjo jo për fajin tonë. Të gjitha këto protesta as që janë paraqitur në polici, por ne i kemi toleruar deri në momentin kur nuk ka patur dhunë dhe këtu ju them të gjithëve është kufiri ynë.

U bë e ditur se protestuesit kaluan pengesat e policisë dhe rrethuan Presidencën. Gazetarët ngelën brenda për një kohë. Protestuesit në shesh tashmë kishin dëgjuar porositë e Vuçiç. Përgjigja e tyre ishte dorëheqje e menjëhershme dhe zgjedhje të lira.

Për herë të parë para tyre dolën për të folur liderët e opozitës të cilët I thanë presidentit se as ata nuk ia kanë frikën.

Vuk Jeremiç, Partia Popullore e Serbisë :Nuk na ka besuar se do të vijmë këtu dhe kur i kanë thënë bëje konferencën në një vend tjetër nuk ka besuar se do të ngrihet populli kundër tij, por ka gabuar.

Organizatorët e protestave kanë bërë thirrje gjithë popullore për të dalë në rrugë pasi tani është koha për ndryshime.

destabilitet Dhune Opozita tirananews.al Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

17:57 / September 27, 2026

Kriza e emigrantëve në Ceuta, Sanchez: Po punojmë intensivisht, është çështje njerëzimi

17:23 / September 27, 2026

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president

16:39 / September 27, 2026

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.