Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ora policore hyn në fuqi në 23:00! Të gjithë nxitojnë të ikin në shtëpi, shkaktojnë trafik në ish-Bllok! Mbyllen lokalet

23:55 / September 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ora policore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në rrugët e Tiranës, ende ka njerëz të shumtë, ndonëse nga sot ora policore është afruar në 23:00 dhe jo 00:00, siç ka qenë gjatë periudhës së verës. Kjo është dita e parë kur kjo masë ka rihyrë në fuqi, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja si pasojë edhe variantit Delta, mirëpo qytetarët duken krejtësisht të pashqetësuar nga rreziku që mund t’i kanoset.

Më tepër se këmbësorët, shoferët janë më të shumtë që kanë thyer këtë rregull, e ndërsa ajo që vihet re është se ka një numër të lartë të uniformave të policisë.

Report Tv me gazetarin Sokol Dema dhe operatorin Artan Mulli kanë qenë mbrëmjen e kësaj të mërkure në terren në zonën e Ish-Bllokut, atëherë kur akrepat e orës kanë shënuar 23:00 ku vihet re një lëvizje e madhe e makinave dhe qytetarëve. Ka dhe nga ata që nuk e dinë që ka hyrë në fuqi ora policore.

“Sot nis, jemi shumë me fat, po ikim në hotel”, tha një turiste nga Turqia, e cila duket se nuk e kishte dijeni për orën policore.

Lokalet kanë respektuar orën policore, duke i shpëtuar gjobës 100,000-700,000 lekë. Masat anti-COVID u forcuar për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe viktimave. Vendi ynë ka regjistruar sot 3 viktima dhe 982 raste të reja, për këtë arsye ekspertët bëjnë thirrje për vaksinim.

Masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve
–    Duke filluar nga data 1 Shtator, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00.
–    Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1.    Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. 
2.    Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve. 
3.    Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. 
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. 
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. 
–    Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10
–   Vaksinim i detyruar duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët. 
–     Të gjithë stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të kryejnë vaksinimin dhe deri në datën 30 Shtator
–    Pas kësaj date, për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës.
–    Penaliteti për paraqitjen për marrjen e PCR në mënyrë periodike do të fillojë vetëm pas datës 30 shtator.
–    Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre.

Mbyllen ora policore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.