TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Monika Kryemadhi tregon pse filloi palestrën: Ndjeva fundin, nuk ngrita dot valixhen në avion

22:16 / September 30, 2023

Video erotike/ Luana Vjollca: S’jam unë ajo, kam zgjedhur rrugën e punës!

21:57 / September 30, 2023

Vuçiç: Ushtria s’do hyjë në Kosovë, ne do të tërheqim forcat tona nga kufiri

21:31 / September 30, 2023

Shqipëria përmbyll Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit/ Hasani: Krenar që e drejtuam në një periudhë kaq kritike

20:54 / September 30, 2023

Zjarrfikësit prej 5 ditësh në “luftë” me flakët në Pishporo/ Prefekti Shehaj: Katastrofë mjedisore

20:20 / September 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Orët e fundit si ministër, Bushati: Falenderoj Ramën, të zgjidhet sa më parë pasardhësi

14:46 / January 15, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në orët e fundit të tij si ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka bërë thirrje klasës politike që të zgjedhë sa më shpejt pasardhësin e tij. Në një dalje për mediat pas takimit me homologun Italian, Bushati falenderoi kryeministrin Rama për besimin e dhënë në këto 6 vite dhe theksoi se është drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë.

“Kryeministri e ka marrë tashmë vendimin e tij, ia ka bërë të ditur opinionit publik për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ. Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë. Thënë kjo, në kuptimin kushtetues, apeli im sot është shumë i thjeshtë: për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershipit politik në MEPJ, por që do t’i krijonte njëkohësisht mundësi vendit për tu përfaqësuar në mënyrën të denjë dhe efeciente në arenën ndërkombëtare, aq më tepër ku siç e patë dhe gjatë konferencës së shtypit me kolegun tim italian vendi është përballë sfidave të cilat nuk i ka njohur të paktën më pare”, tha Bushati.

Kryediplomati shqiptar nënvizoi se e e ka konsideruar që ditën e parë punën si ministër i Jashtëm nder dhe privilegj për të përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtar. “Në lidhje me pyetjen që m’u bë ndoshta sot është dita e duhur për mua që dhe unë të shpreh opinionin tim duke qenë se shumë është folur dhe ka mbuluar të gjithë këtë periudhë. Mund të them që e kam konsideruar që ditën e parë punën time në këtë institucion nder dhe privilegj që më është dhënë për të përfaqësuar vendin tim në arenën ndërkombëtar dhe për këtë unë dhe sot dua të falënderoj kryeministrin Rama dhe forcën politike të cilën përfaqësoj, për besimin që më kanë dhënë. Në të njëjtën kohë natyrisht dua të falënderoj të gjithë ekipin e shërbimit të jashtëm, qoftë stafin diplomatik dhe teknik, që nga mesi i shtatorit e deri këto orë të fundit të miat në MEPj që më kanë shoqëruar e mbështetur për të arritur disa objektiva të rëndësishme në funksion të jetësimit të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë”, tha Bushati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shqipëria përmbyll Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit/ Hasani: Krenar që e drejtuam në një periudhë kaq kritike

20:54 / September 30, 2023

Zjarrfikësit prej 5 ditësh në “luftë” me flakët në Pishporo/ Prefekti Shehaj: Katastrofë mjedisore

20:20 / September 30, 2023

Arrestohet Aldi Mustafa, pak kohë më parë i shpërthyen makinën me tritol

20:06 / September 30, 2023

Videot erotike të vajzave të showbizit në celularin e një të kërkuari/ Hoxha: Nuk kanë “rrjedhur” nga zyrat e SPAK

20:01 / September 30, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Video erotike/ Luana Vjollca: S’jam unë ajo, kam zgjedhur rrugën e punës!

21:57 / September 30, 2023

Vuçiç: Ushtria s’do hyjë në Kosovë, ne do të tërheqim forcat tona nga kufiri

21:31 / September 30, 2023

Arrestohet Aldi Mustafa, pak kohë më parë i shpërthyen makinën me tritol

20:06 / September 30, 2023

FNSH aksion në Vlorë, kontrolle për persona që lëvizin me armë apo të shpallur në kërkim

19:20 / September 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Monika Kryemadhi tregon pse filloi palestrën: Ndjeva fundin, nuk ngrita dot valixhen në avion

22:16 / September 30, 2023

Video erotike/ Luana Vjollca: S’jam unë ajo, kam zgjedhur rrugën e punës!

21:57 / September 30, 2023

Vuçiç: Ushtria s’do hyjë në Kosovë, ne do të tërheqim forcat tona nga kufiri

21:31 / September 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.