“Vendet që zbusin masat e bllokimit të vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit duhet të presin të paktën dy javë për të vlerësuar ndikimin e këtyre ndryshimeve para se të vazhdohet me lehtësimin e mëtejshëm”. Ky ishte paralajmërimi i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në azhurnimin e fundit për strategjinë kundër pandemisë, agjencia e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se bota ndodhet në një “kryqëzim themelor” dhe se “shpejtësia, ekuilibri, shkalla dhe matja duhet të jenë parimet tona udhëzuese” kur vendoset për masat e nevojshme.