Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Organizimet e Bashës dhe Berishës për 33 vjetorin e PD-së, Spiropali: Të dy sallat duken si sallone çaji …

20:20 / December 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elisa spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i cilësoi organizimet e Bashës dhe Berishës në kuadër të 33 vjetorit të themelimit të PD-së si “sallone çaji ku pjesëmarrësit kujtojnë kohët e vjetra”.

E ftuar në studion e emisionit “Kontrast”, Spiropali tha se PD lindi si forcë politike që shpejt u përvetësua nga Berisha. Duke komentuar takimet e organizuara, Spiropali i cilësoi si “faza finale e përvetësimit të PD”.

“PD lindi si shpresë e shqiptarëve për të ndryshuar dhe për të patur garë politike në vend. Afroi rreth vetes njerëz që besonin tek ndryshimi. Ngjizi një forcë politike që shpejt u përvetësua. Ne po shohim në fazën finale të përvetësimit. Ngushtimin e qëllimit dhe arsyes pse PD ekziston, për një familje. Këtu flas për të dy sallat. Sepse edhe Luli ishte një “djalë politik” i Berishës, në sallën tjetër është Berisha me familjen e tij biologjike”– tha Spiropali.

Ministrja shtoi se takimet e organizuara dukeshin si sallone çaji ku të pranishmit nuk kanë çfarë t’i thonë njëri-tjetrit përveçse të kujtojnë kohët e kaluara kur partia funksiononte.

“Të dyja sallat duken si sallone çaji ku njerëzit nuk kanë se çfarë i thonë njëri tjetrit përveçse vijnë e hanë dy kikirikë e kujtojnë kohët kur ishin një parti që funksiononte. Këtu duhet të ndodhë shkëputja e atyre personave që janë profesionistë të vërtetë dhe kanë se çfarë japin, por sot e  kanë gojën të mbyllur. Nuk mendojnë se mund të hyjnë në ndonjë garë se gara është e mbyllur”– u shpreh ministrja.

Ndërsa analisti, Lorenc Vangjeli e konsideroi takimin e organizuar nga Basha si një përpjekje e dështuar, duke u shprehur se sipas tij, kryedemokrati nuk ka grintën për të cilën ka nevojë politika.

organizimet pd sallone spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.