Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Oriz në vend të kokainës nga Pireu në Durrës, kush është oficeri i arrestuar

11:05 / September 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stuhi porti i durresit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni antidrogë Shqipëri-Greqi, ku u sekuestruan 1 kg kokainë, e cila kishte ardhur me kontejner në portin e Durrësit. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala tregoi të dhëna nga dosja e operacionit në fjalë, ku brenda kontejnerëve që vinin nga Ekuadori ishte fshehur kokaina. Nga aksioni u arrestuar Ardian Bega, oficer i sigurisë në portin e Durrësit, shtetasi Altin Mysliaka, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet G.M. Mësohet se skema e trafikut Ekuador-Pire-Shqipëri, kishte pak ditë që po hetohej nga policia greke.

Gazetarja Lala raportoi se ngarkesa e kokainës, e cila ishte nisur nga Ekuadori me 2 kontejner, me një sasi prej 45 kg, pasi u pikas nga policia greke, u zëvendësua me oriz në përpjekje për të futur në kurth porositësit, duke lënë vetëm 1 kg. Pasi e ambalazhuan drogën në mes të orizit, policia brenda tyre vendosi edhe gps (aparat lokalizues). Po ashtu gazetarja tha se dy kontejnerët kishin mbërritur në portin e Pireut në datën 26 gusht, ndërsa në 19 shtator ata mbërritën në portin e Durrësit (Në kontejnerin e parë ishin 25 kg dhe 231 gr kokainë dhe në të dytin 20 kg dhe 500 gr kokainë).

Gazetarja Klodiana Lala pohoi për ‘BW’ se pasi u vunë në dijeni nga autoritetet greke, policia shqiptare ndërmori masat, ndërsa prokuroria çeli procedim penal. Mësohet se në portin e Durrësit kanë qenë 4 oficerë policie që mbikëqyrnin kontejnerët, ndërsa operacioni vëzhgohej dhe nga një pallat përballë portit. Pasi ngarkesa në fjalë u mor nga oficeri i sigurisë së Portit, i cili u takua me shtetasin me inicialet G.M. Ky i fundit bashkë me Begën arritën të merrnin ngarkesën, të cilën e hodhën jashtë një makine me targa franceze, pasi pikasën se mbështjellja e drogës ishte e dyshimtë.

“Pas dyshimeve nga autoritetet greke, gjatë kontrollit në pjesën ku janë të montuar frigorifer, u gjetën dy ngarkesa me kokainë. Të dyja këto sasi droge janë bllokuar nga autoritetet greke, dhe më pas kanë bërë disa arrestime në vendin e tyre. Pasi u sinjalizua policia shqiptare, prokuroria ngriti procedimin penale dhe më pas u krijua një skuadër. Autoritetet greke kanë lejuar që në dy kontejnerët të vijë vetëm një sasi droge, duke e zëvendësuar pjesën tjetër me oriz. Pasi u mblodh me natriban, brenda vendosën gps. Më pas kontejnerët kanë lëvizur në drejtim të Durrësit. Kanë qenë 4 oficerë vëzhgimi që kanë qëndruar pranë kontejnerëve. Dhe gjithçka vëzhgohej nga sipër një pallati 10 katësh. Pasi janë fotografuar të gjithë personat që hynin dhe dilnin dhe që kishin interes për këto kontejner, është bërë edhe ndërhyrja nga policia. Është arrestuar shtetasi Ardian Bega, i cili do të përballet sot me masën e sigurisë. Ai rezulton të jetë dhëndri i Dash Taollajt, që është i afërt Indrit Taollajt, ish-anëtar i bandës së Durrësit, ndërsa mban detyrën e oficerit të sigurisë në port. Ai deklaron se shtetasi me inicialet G.M, i ka kërkuar ndihmë për të tërhequr diçka që ndodhej tek të dy kontejnerët”, tha Klodiana Lala. / Marrë nga BalkanWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama nga Brukseli komenton protestat në Tiranë: “Revolucioni i flamingove” tërhoqi vëmendjen e botës për shkak të hijes së Donald Trump

14:49 / November 16, 2026

Mbështetje financiare për studentët, hapen aplikimet në e-Albania, kriteret për të përfituar

14:24 / November 16, 2026

Elon Musk dhe drejtues të Silicon Valley-t kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

14:08 / November 16, 2026

Pesë vende të BE planifikojnë të dërgojnë emigrantët në Ruandë, qendra pritet të hapet në vitin 2027

14:04 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.