Një konflikt me dy ortakëve të një kompanie ka bllokuar banorët e një pallati në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mdjeda”, në orën 04:00 të mëngjesit.
Ortaku i pakënqur me ortakun tjetër ka rreshtuar kamionët në hyrjen e pallatit në shenjë revolte. Në këtë mënyrë, të gjithë qytetarët që banojnë në këtë pallat të ndërtuar nga kompania, ortakët e të cilës janë në konflikt, nuk hyjnë e nuk dalin dot.