Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

OSHEE nuk do të aplikojë kamatë-vonesa për faturat e energjisë

17:10 / March 18, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oshee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania e Shpërndarjes së Energjisë do të aplikojë faljen e kamatëvonesave për pagesat e vonuara të faturave të energjisë elektrike në kushtet e masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Burime zyrtare për televizionin Klan, bëjnë me dije se kompania OSHEE ka hartuar një plan me masa për t’i ardhur në ndihmë klientëve nga kjo situatë, dhe propozimi për heqjen e kamatës për qytetarët dhe bizneset i ka shkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në rolin e pronarit të kësaj shoqërie.

Aktualisht kompania aplikon kamatëvonesë në masën 0.1% të faturës për çdo ditë vonesë të pagesës së saj, ndërsa në rastin kur kalon më shumë se një muaj pa paguar, energjia ndërpritet.

Burimet thonë se po finalizohet paketa që kjo të mos ndodhë.

Moratorumi i heqjes së kamatave mendohet të veprojë për një periudhë prej 3-muajsh, derisa të përfundojnë masat drastike që janë marrë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Në sportelet e kompanisë OSHEE ka patur radhë nga qytetarët të cilët kanë shkuar për të paguar faturat e energjisë, ndërsa vetë Kryeministri ka premtuar finalizimin e një pakete financiare për t’i ardhur në ndihmë shtresave të prekura nga masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turizmi në Shqipëri vijon rritjen/ INSTAT: 20.6% më shumë vizitorë të huaj në qershor

13:44 / August 17, 2026

Rimbursimi i DIVA-s, përfitojnë mbi 39 mijë qytetarë

13:49 / August 15, 2026

Kompensimi për transportin/ Tatimet: 95 subjekte përfitojnë 110.7 milionë lekë, Tiranën e ka Bashkia

11:04 / August 14, 2026

Prestigjiozet evropiane flasin për këtë bankë shqiptare. Ja emri

15:59 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.