Në pamundësi për të shkuar në Londër, duket se shqiptarët që kërkojnë të bëjnë para të shpejtë e kanë marrë “copy-paste” këtë praktikë dhe e kanë përshtatur në Tiranë, ndoshta edhe në qytete të tjera.
Thuhet se pjesa më e kërkuar është zona e Selitës së Vjetër dhe Kopshti Botanik, por dhe Astiri. Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuça, tha se është një model i ardhur nga Spanja dhe Anglia dhe nga grupi kriminale të mirë financuara.
Ndërkohë OSHEE, që prej kohësh ka marrëveshje për evidentimin e rasteve të dyshimta të humbjeve në rrjet. Burime nga OSHEE thanë, se çdo fund muaji, operatorët kryejnë inspektime në terren, nga të cilat është lehtësisht e dallueshme vjedhja e energjisë elektrike, duke evidentuar edhe abonentin abuzues.