Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Osman Mula tregon si e njohu Ledina Çelon: I shikoja fizikun, këmbën e flokët e saj në biçikletë…

18:42 / April 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
historia ime 16 prill p1.00 18 46 14.Still003
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompozitori dhe regjisori i njohur Osman Mula ka festuar 70-vjetorin e lindjes së tij. Ai ka folur për karrierën e tij të gjatë artistike, lëvrimim ndër vite të zhanreve të ndryshëm në art siç ishte kompozimi, regjizura, shkrimi i teksteve apo edhe zbulimi i viteve të fundit, talentit të tij për pikturën dhe gjithashtu për jetën e tij personale.

Ai ka folur edhe për këngëtaren e njohur Ledina Çela të cilën e ka zbuluar si artiste dhe e ka bërë të mundur praninë e saj për herë të parë në festivalin e vitit ’95. Këngëtarja i ka përgatitur një video-mesazh nga Gjermania ku e uron për ditëlindje dhe shpreh dëshirën që Osmani t’i përgatisë një këngë.

Rudina Magjistari: Ledina Çelo me atë këngë që ka kënduar me Luan Zhegun dhe ti i bie saksofonit, ka qenë këngë e jotja ajo apo jo?

Osman Muala: E imja dhe e kam nxjerrë unë Ledinën.

Rudina Magjistari: Ti e ke zbuluar dhe Ledina Çelon, ma trego pak historinë e Ledinës.

Osman Mula: Ledina ishte një vajzë që e kishte shtëpinë jo më larg se 50 metra larg meje. E shikoja vazhdimisht me biçikletë, i kishte hije, një fizik shumë i bukur. Zakonisht në biçikletë njeriu sheh fizikun, këmbën, flokët dhe një palë gjyslyke. Kur shkoj takoj Ninën dhe e shoh me të. Ajo ishte nxënësja e Ninës në Lice, Ninën e kam timen, nusen e xhaxhait, i them si është si këngëtare, më tha shumë e mirë, studion për soprano dhe është një vajzë shpërthyese, mund të dalë dhe një soprano liriko-dramatike.

E dëgjoj në një studio të incizimit tek Institiuti i Arteve ku unë kisha shkuar për të tjera punë dhe kisha radhën për incizim. Kur futem aty shoh atë vajzën duke kënduar, mu kujtua ajo këmba, gjyslyku, dhe floku, e prita i thashë goce sivjet në festival do këndosh këngën time. Dhe në festivalin e Dhjetorit për herë të parë ajo ka kënduar me mua. Është kënga më e duartrokitur në festival.

Ledina Çelo Osman Mula
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.