Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Osmani kritikon BE: Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarë! Kemi bërë reforma, Brukseli nuk na i njeh

19:03 / November 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa osmaniii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë ndryshe për “Politico” ka kritikuar Bashkimin Evropian, meqë sipas saj Brukseli zyrtar duket se nuk e sheh dhe nuk e ndjenë progresin që ka bërë Kosova. Ajo tha se rruga integruese e Kosovës mbetet e bllokuar dhe sipas saj, procesi i bazuar në merita, për të cilin BE-ja flet aq shumë, ende s’po shihet në praktikë.

”Në të njëjtën kohë, nuk e ndiejmë që ky qasje pro-evropiane dhe fakti që ne jemi 100% të përafruar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së është parë ose vlerësuar. Përkundrazi, duket sikur merret si e mirëqenë. 97% e njerëzve, sigurisht, janë pro-evropianë. Reformat tona në ekonomi, në sundim të ligjit, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kanë qenë thelbësore. Në rrugën tonë të integrimit evropian, jemi të bllokuar. Duket sikur procesi i bazuar në meritë, për të cilin BE-ja flet aq shumë, mbetet diçka që duhet të vijë. Unë ende nuk e shoh të ndodhë”, tha Osmani.

Sa i përket mundësisë që Gjermania të shtyjë përpara procesin integrues të Kosovës, Osmani ka thënë se shpreson që të ndodh një gjë e tillë, meqë Kosova s’po kërkon bamirësi, por shtyrje përpara bazuar në merita. Presidentja Osmani ka përmendur edhe faktin që BE ende s’e ka shqyrtuar aplikacionin e Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat, duke thënë se ai s’është shqyrtuar dhe se ndodhet diku në sirtarët e BE-së.

”Ne nuk po kërkojmë bamirësi. Nuk po kërkojmë rrugë të shkurtër. Po kërkojmë, pikërisht, respekt për punën që bëjmë dhe pranimin e reformave që ne ndërmarrim. Dhe nëse kjo do të merret parasysh, Kosova do të bëhej vendi udhëheqës. Por realiteti është se tani për tani, aplikimi ynë as nuk është shqyrtuar. Ne aplikuan në dhjetor 2022, dhe tani jemi pothuajse në dhjetor 2025”.

BE Kosova Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025

Hetimet për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

13:42 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.