TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

E nxori Dea në nominim, Efi largohet nga Big Brother VIP

00:27 / February 5, 2023

Publiku kap “mat” produksionin e “BBVA”, ja çfarë shkruhej në zarfin e Dea Mishel

23:46 / February 4, 2023

Përplasje fizike në fushë, Ronaldo i nervozuar sulmon kundërshtarin

22:32 / February 4, 2023

Xhonatan lë shtëpinë e BBV, pas pak eliminohet një tjetër banor

22:14 / February 4, 2023

Urinimi gjatë sfidës/ Amos: Luizi s’ka këllqe por Armaldos nuk i tolerohet, është njeri i arteve

21:57 / February 4, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Osmani në Sofje: Provokatorët nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoni të Veriut

22:07 / January 22, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore apo mohojnë identitetin maqedonas nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka deklaruar në Sofje ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pasi vizitoi në spital një përfaqësues të qendrës bullgare “Car Boris Treti” nga Ohri.

Hristijan Pendikov ishte sulmuar fizikisht të enjten, më 19 janar. Sulmi ndodhi para zyrave të këtij klubi në Ohër, ndërkohë që hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare.

Para mediave bullgare, Osmani tha se bullgarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë të njëjtat të drejta si të gjitha komunitetet e tjera, por gjithashtu porositi politikanët, si eurodeputetin Angel Xhambaskit dhe Kostadin Kostadinovi të partisë “Rimëkëmbja”, se nuk kanë vend në Maqedoni të Veriut, ashtu sikur nuk ka vend edhe për politikanët tjerë bullgarë, që sipas tij, fyejnë popullin maqedonas.

“Ne nuk do të lejojmë mohimin e komunitetit bullgar në Maqedoni të Veriut, por nuk do të lejojmë as mohimin e popullit maqedonas, prandaj dua të dërgoj një mesazh që provokimet të ndalen. Pra, çdo ardhje në Maqedoni të Veriut me qëllim të fyerjes së popullit maqedonas, mohimit të popullit maqedonas, do ta trajtojmë seriozisht dhe kjo do të jetë ardhja e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolaj Milkov, kërkoi që të ndalet gjuha e urrejtjes nga pala maqedonase.

“Dhuna nuk ka vend në Bashkimin Evropian”, tha Milkov, pa specifikuar nëse incidenti i fundit do të nënkuptojë veto të re bullgare. Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupi duke mundësuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Vetoja ishte vendosur në nëntor të vitit 2020 për shkak të kontesteve mes dy vendeve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

“Bullgaria këmbëngul me vendosmëri që autorët e këtij akti dhe akteve të tjera të ngjashme të dënohen me ashpërsinë e ligjit, për t’i dhënë fund kësaj atmosfere mosndëshkimi që po shkakton dhunë të re. Unë dua t’i them ‘jo’ ringjalljes së ‘traditave të zeza’ që historikisht janë të lidhura me Maqedoninë e Veriut – djegiet, pushkatimi dhe dhuna ndaj njerëzve. Këto gjëra nuk kanë fare vend në Evropë dhe ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për këtë”, tha ministri i Jashtëm bullgar Milkov.

Tensionet mes Shkupi dhe Sofjes janë ngritur në tre muajt e fundit pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, që u kundërshtuan nga pala maqedonase pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit, personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut është intensifikuar edhe debate mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës maqedonase, pikë që është e përfshirë në marrëveshjen mes dy vendeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike.

Bujar Osmani maqedoni e veriut provokatoret
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Britania e Madhe, e gatshme që të dërgojë sa më shpejtë pajisjet ushtarake në vijën e frontit

21:30 / February 4, 2023

Kurti diskuton propozimin e BE-së me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi

20:21 / February 4, 2023

“Një balonë e dytë kineze përgjimi identifikohet mbi Amerikën Latine”

17:59 / February 4, 2023

Kryeministri japonez shkarkon këshilltarin e tij pas komenteve nënçmuese për komunitetin LGBT

17:36 / February 4, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

E nxori Dea në nominim, Efi largohet nga Big Brother VIP

00:27 / February 5, 2023

Publiku kap “mat” produksionin e “BBVA”, ja çfarë shkruhej në zarfin e Dea Mishel

23:46 / February 4, 2023

Xhonatan lë shtëpinë e BBV, pas pak eliminohet një tjetër banor

22:14 / February 4, 2023

Urinimi gjatë sfidës/ Amos: Luizi s’ka këllqe por Armaldos nuk i tolerohet, është njeri i arteve

21:57 / February 4, 2023
Raporto Tani
Te fundit

E nxori Dea në nominim, Efi largohet nga Big Brother VIP

00:27 / February 5, 2023

Publiku kap “mat” produksionin e “BBVA”, ja çfarë shkruhej në zarfin e Dea Mishel

23:46 / February 4, 2023

Përplasje fizike në fushë, Ronaldo i nervozuar sulmon kundërshtarin

22:32 / February 4, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.