Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Osmani pritet nga nënpresidenti amerikan Vance

14:17 / February 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ne Paris Presidentja Osmani takoi Zevendes Presidentin amerikan J.D. Vance 2 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Paris me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance. Kjo në kuadër të një vizite që është duke zhvilluar në kryeqytetin e Francës, me ftesë të homologut të saj, Emmanuel Macron, për pjesëmarrje në një samit botëror për inteligjencë artificiale. Përmes një komunikate për media, Presidenca ka thënë se Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për aleancën e Kosovës me SHBA-në, “duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”. Më herët gjatë këtij muaji, Osmani ka zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë amerikanë dhe kongresistë në Uashington.

Ajo ka thënë se me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump, Kosova synon të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të investimeve strategjike. “Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, pati thënë Osmani pas një takimi me Brian Mast, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Deklaratat e saj janë bërë në kohën kur qeveria e Kosovës në krye me Lëvizjen Vetëvendosje është përballur me kritika nga zyrtarë të administratës amerikane. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sërish e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke siguruar mbi 40 për qind të votave. Më 3 shkurt, i dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka thënë se SHBA-së i duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Kabineti i Kurtit nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me këto komente, por duke folur për një medium në Kosovë, Istogu Channel, ai ka përsëritur se marrëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të mirë – në çka ka reaguar sërish Grenell, duke thënë se ato në fakt nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.

Kurti ishte përballur me kritika edhe nga administrata paraprake amerikane e udhëhequr nga Joe Biden, për shkak të disa veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe. Kurti i ka justifikuar ato veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. /REL/

J.D Vance Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.