Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Osmani thirrje për partitë: T’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin

16:21 / August 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Omsnai
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i bën thirrje partive politike parlamentare që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se të njëjtat duhet t’i lënë anash dallimet dhe të vendosin interesin e Kosovës të parin, duke krijuar një shumicë parlamentare që e çon vendin përpara.

Edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, vendi nuk ka formuar institucionet e reja. Deputetët e Kuvendit dështuan javën e kaluar për herë të 58-të, të konstituojnë legjislaturën e nëntë, përkundër aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese.

Osmani në një intervistë për transmetuesin polak TVP World në Alpbach të Austrisë, tha se është fatkeqësi që populli ende nuk ka parlamentin për të cilin ka votuar dhe vullneti i tij nuk është materializuar. Sipas saj, mungesa e marrëveshjes politike po ndodh për shkak të polarizimit dhe mungesës së besimit të ndërsjellë.

Osmani në intervistën për transmetuesin polak, foli edhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ku theksoi se vendi është gati t’i bashkohet BE-së. Duke folur për protestat në Serbi, presidentja Osmani tha se të njëjtat do të ndikojnë në të gjithë rajonin.

Sipas saj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sa herë ka probleme brenda vendit, përpiqet të shkaktojë probleme në Bosnje, Kosovë dhe rajon, për të përdorur kartën nacionaliste dhe për t’u shitur si shpëtimtar. Osmani shtoi se Vuçiç gjithmonë ka bërë të kundërtën. Krahas kësaj, Osmani theksoi rëndësinë që Kosova të përfitojë statusin vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /KosovaPress/

kuvend partitë Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.