Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Osmani zhvilloi takime në Kongres, përmendi shkeljet e Serbisë në procesin e dialogut

23:20 / May 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka realizuar takime në Kongresin amerikan ku ka theksuar rëndësinë e integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike. Osmani ka folur edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe ka përmendur shkeljet e vazhdueshme të Serbisë në këtë proces. Presidentja ka takuar senatorë e kongresistë, ndër të cilët edhe Chuck Schumer, Christopher Murphy, Steve Scalise dhe Veronica Escobar.

“Në takime është folur po ashtu për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova vazhdon të jetë konstruktive, ndërkaq ka potencuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë në këtë proces, duke shprehur shqetësimin për mungesën e gatishmërisë për zbatim të marrëveshjes nga ana e tyre”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani gjithashtu ka vlerësuar kontributin e Kongresit për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe ka theksuar se është krijuar një momentum i ri për zhvillime të reja në këtë drejtim.

“Në të gjitha këto takime, Presidentja Osmani ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë në zhvillimet në fushën e sigurisë. Ajo ka potencuar vazhdimisht rëndësinë e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, duke theksuar se kjo do të kontribuonte drejtpërdrejt që të ketë gjithnjë e më shumë siguri dhe stabilitet në rajonin tonë dhe përtej”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani është e ftuar në Universitetin e Harvardit në Boston, si folëse kryesore në konferencën ndërkombëtare ‘Global Empowerment Meeting’.

dialogu kongres Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.