Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

P.rezoluta e Kuvendit për negociatat/ Bushati kërkon hapa konkretë dhe një plan pune të qeverisë

12:47 / October 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati ditmir2 780x439
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka propozuar amendime për projekt-rezolutën e Kuvendit për procesin e integrimit evropian, duke qënë më konkret në atë se çfarë duhet të bëjë Kuvendi.

“Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave që të paraqes brenda datës 31 Tetorit 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian”, thuhet në një nga amendament të ish ministrit.

Kjo projekt rezolutë e Kuvendit u bë publike një ditë më parë dhe është propozuar nga Rudina Hajdari dhe Senida Mesi.

Për ish shefin e diplomacisë, rezoluta duhet të ndryshojë që nga titulli, ku “çelja e negociatave” të bëhet “Mbështetje për procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim”. Kjo sipas ish ministrit, pasi Kuvendi nuk ka tagër vendimmarrës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. (Vijon poshte dokumentit)

bushati rezoluta 2
Propozimi i Bushatit
bushati rezoluta 3
bushati rezoluta 1

Ai kërkon amendim për vlerësimin e punës përgatitore të nisur nga KE me institucionet shqiptare të njohur si procesi“screening”. Gjithashtu të rikonfirmohen angazhimet që burojnë nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë datë 24.05.2018.

Ndërsa në projekt rezolutën e propozuar në Kuvend shprehet mbështetje për reformën në drejtësi dhe inkurajohen institucionet kompetente për ngritjen e organeve të reja të Drejtësisë, Bushati kërkon veprim më konkret në amendamentin e tij, duke kërkuar nxitjen e këtyre institucioneve përgjegjëse që këto institucione të ngrihen brenda vitit 2019.

Gjithashtu dhe për reformën zgjedhore ish ministri kërkon afate, që kjo reformë të përfundojë brenda vitit 2019, “në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, të ndershëm dhe demokratik”.

Në një tjetër amendament sipas Bushatit, Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave të konsolidojë ritmin e reformave, veçanërisht me fokus sundimin e së drejtës dhe liritë e të drejtat themelore.

“Kuvendi i bën thirrje Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian që në përputhje me rekomandimin e Komisionit Evropian të 17.04.2018, rikonfirmuar në 29.05.2019, si dhe Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, të mbeshtetur nga Këshilli Evropian, të qershorit 2018, të zyrtarizojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë”, përfundojnë amendamentet e ish ministrit të Jashtëm.

Ndërkohë që në parim është miratuar projekt rezoluta për negociatat në komisionin e Integrimit. Ndërsa në tërësi do të miratohet në një tjetër mbledhje për të shqyrtuar edhe propozimet e ish ministrit Bushati.

rezoluta 1
Propozimi i Hajdarit dhe Mesit
rezoluta 2
Propozimi i Hajdarit dhe Mesit

negociatat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.