Edhe pse kur jemi sëmurë, drejtohemi nga farmacitë duke e menduar si zgjidhjen më të shpejtë, jo pas dore lihen edhe antibiotikët natyralë. Jo më kot, ekspertë në fushën e shëndetësisë ngrejnë zërin se ato janë në gjendje të shkatërrojnë infeksionet e ndryshme trupore. Ato shkatërrojnë antibiotikët dhe kontribuojnë në parandaliminin e mykut.
Por cilët janë këto antibiotikë natyralë kaq të fuqishëm?
Hudhra
I konsideruar si shumë efektiv për një sërë sëmundjesh, hudhra është shumë e suksesshme për të luftuar mykun, parazitët dhe virozat. Në qoftë e përdorni shpesh apo në sasi të vogla, ajo mund të kurojë një sërë sëmundjesh, përmendim këtu, diarrenë, infeksionetm hipertensionin, sinozitin, dhimbjet e dhëmbit, të ftohurën, sëmundjet që kanë të bëjnë me zemrën, etj.
Uthulla E mollës
Uthulla, në vetëvete përmban acid malik i cili bën të mundur shkatërrimin e viruseve, baktereve, mykut apo mbetjet toksike në oganizëm. Nëse ju pëlqejnë sallatat përdorni uthullën e mollës.
Perimet dhe frutat me vitaminë C
Kjo lloj vitaminë, mund të stimulojë sistemin imunitar dhe të parandalojë shfaqjen e disa sëmundjeve. Ajo tratjon infeksionet bakteriale. Gjithashtu, edhe virozat. Infeksionet trupore mund të parandalohen duke konsumuar perime dhe fruta me vitaminë C.
Kanella
Prej shekujsh,falë aftësive për të luftuar kundë mikrobeve, baktereve dhe mykut, kanella është përdorur bindshëm në mjekësinë popullore. Procesi i tretjes, shëndeti i dhëmbëve dhe i lëkurës mund të përmirësohen ndjeshëm duke përdorur kanëllën.
Qepa
Qepa ka pothuajse të njëjtat funksione si hudhra. I dobishëm për të larguar dhimbjet, ajo përmirëson qarkullimin e gjakut. Lufton edhe inflamacionin.
Gjethja e Ullirit
Kur bëhet fjalë për të shkatërruar bakteret e këqija dhe mykun, gjethja e ullirit është shumë efektive. Sigurisht që me gjethet e ullirit mund të përgatisni një çaj shumë të shijshëm.