Një defekt në kabllin 20kV në fabrikën e Miellit ka lënë pa energji si pasojë e mbingarkesës së rrjetit disa zona të Tiranës. Difekti ka nxjerrë jashtë pune gjashtë kabina.
Njoftim për abonentët #Tiranë
Për shkak të defektit në kabllin 20kV tek fabrika e Miellit, si pasojë e mbingarkesës së rrjetit, sot në mbrëmje mbetën pa energji disa fidera duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina. Një prej tyre, kabina nr2 në rrugën “Kongresi I Lushnjes”, pas hotel “Mondial” u dogj duke lënë pa energji një pjesë të rrugës së Kavajës.
Pa energji kanë mbetur dhe një pjesë e qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish,-fushës së aviacionit.
Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për furnizimin me linjë alternative të zonave të prekura nga defekti deri në riparimin total të avarisë në kabinat e dala jashtë pune.
