Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Pa Gjurmë” : U largua nga Burreli në drejtim të Greqisë në korrik të 2002, familja në kërkim të 51-vjeçarit

21:46 / February 20, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndreu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rasti i trajtuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë”  është historia e Shaqir Ndreut një 51-vjeçari, i cili humbi kontaktet me familjen e tij në korrik të vitit 2002 duke u larguar nga Burreli në drejtim të paditur.

Vitet e vështira të tranzicionit Shaqiri i kalonte ilegalisht drejt Greqisë. Qëndronte 3-4 muaj dhe me pas kthehej. Shaqiri e Suzana u kurorëzuan në vitin 1998 dhe gëzimi i parë dhe i vetëm i tyre, djali Anisard erdhi në jetë një vit më pas. Çifti jetonte i ndarë nga familja e Shaqirit në një banesë më vete. Kryefamiljari kishte vite që punonte në Larisa të Greqisë, dhe bënte punë të ndryshme. Suzana kishte herë pas here konflikte dhe pavarësisht kësaj, ajo nuk largohej nga shtëpia edhe pse bashkëshorti kishte filluar të ushtronte dhunë mbi të. E dobët përpara bashkëshortit ajo nuk e denonconte për hir të djalit që kishin bashkë, ajo duronte dhunën që i shoqi ushtronte çdo ditë mbi të.

Shaqiri ishte i papunë dhe mbahej vetëm më paratë e emigracionit. Suzana merrej me punët e bujqësisë dhe ishte e vetmja rrugë jetese për ta. Në vitin 2002 Suzana largohet nga banesa e tyre për tek shtëpia e prindërve të saj, pasi nuk mund të duronte dot presionin psikologjik dhe fizik që ai ushtronte mbi të.

Edhe pse kanë kaluar 16 vite nga humbja e tij, familja e kërkon sot  çdo në përpjekje për të mësuar të vërtetën se çfarë është bërë me fatin e tij, nëse ai është ende gjallë dhe jeton. Teksa flet për kalvarin e vuajtjeve dhe ndjenjën e mungesës për të birin e humbur në gjithë këto vite, nëna e 51 vjeçarit, Muslie Ndreu  në studion e emisionit përballë gazetares Odeta Dume tregon dramën e përjetuar në këtë kohë të gjatë, duke hedhur dyshime për largimin e të birit në drejtim të Greqisë pasi siç tregon ajo Shaqiri nuk është larguar asnjëherë në këtë mënyrë pa e telefonuar dhe njoftuar atë .

“Djali u nis për në Greqi me 15 korrik të viti 2002 dhe nuk njoftoi në familje që do ikte, që prej asaj dite kam parë e nuk kam dëgjuar më asgjë për të. Nusja më tha atë ditë që ishte nisur me ca shokë  të tij nga Shkodra,  për në Greqi. Pas tre javësh  më tha se fola me Shaqirin dhe ai  punonte coban në mal. i ati i nuses tha se kishte folur në telefon me të. Atë ditë e pashë që po ikte djalin dhe pyeta nusen Zanën , ku iku. Ajo më tha që po ikte në Greqi se e kishin lajmëruar ca shokë. Djali ishte nga natyrë agresiv,  i dhunshëm,  aq sa i kam thënë njëherë nuses së djalit, mos rri më me të.  Sjelljet e njerëzve të nuses kanë qenë të dyshimta, filluan të distancohen nga ne pas humbjes së djalit. Ne dyshojmë tek njerëzit e nuses. Në polici në 2003  nuk na u pranua as denoncimi për humbjen e vëllait. Ne nuk besojmë se ishte i gjallë, pasi ai nuk rrinte asnjëherë pa më lajmëruar. Mua nuk më shkon mendja se ai ka kaluar Burrelin, për të shkuar në Greqi. Në Shqipëri, nuk ka punuar asnjëherë vetëm sillte të ardhurat . Unë jam nëna e kam rritur me shumë vuajtje dhe halle, me bukë dhe pa bukë. Edhe nipin e duam shumë, po ai nuk afrohet me ne”, tha Muslie Ndreu, nëna e Shaqirit

Motra ka treguar gjatë emisionit se beson se Shaqiri nuk e ka kaluar kufirin në korrik të vitit 2002, duke hedhur dyshime të forta tek familja e nuses se ata dinë diçka më shumë  për humbjen e Shaqirit.

Edhe pse kanë kaluar 16 vite nga humbja e tij, familja e kërkon sot në përpjekje për të mësuar të vërtetën se çfarë është bërë me fatin e tij, nëse ai është ende gjallë dhe jeton.  Motra ka treguar gjatë emisionit se beson se Shaqiri nuk e ka kaluar kufirin në korrik të vitit 2002, duke hedhur dyshime të forta tek familja e nuses se ata dinë diçka më shumë për humbjen e Shaqirit.

Behare Toma, motra e Shaqirit sqaroi se: “Ai gjithmonë i tregonte nënës se do ikte diku, dhe këtë rradhë u habitëm se si iku për në Greqi dhe nuk e lajmëroi nënën. Ne pas një muaji kishim dasmën e motrës dhe ne nuk besojmë sot që vëllai iku në Greqi. Djali i vëllait  ishte në atë kohë vetëm 3 vjeç,ndërsa sot është 20 vjeç. Djali kur humbi vëllai ështe rritur tek dajat.  Vëllai u martua me Zanën me dashuri. Ne dyshojmë se ai nuk është i gjallë, pasi ai kurrë nuk largohej pa lajmëruar të paktën nënën. Unë nuk besoj që Shaqiri është gjallë por sot kam një apel , se pavarësisht rrethanat se ka ardhur situata ne kërkojmë që Risardi, nipi të afrohet më shumë me ne. Sepse ne kemi pasur shumë mall, që për shkak të kësaj historie në tërë këto vite nipi është rritur më shumë në shtëpinë e dajave se sa tek ne. Unë jam halla e tij , dhe ne e duam shumë”.

Sot e vërteta e vendndodhjes së 51 vjecarit , Shaqir Ndreu nuk dihet ndërsa familja prej 16 vitesh e kërkon pa ditur asgjë rreth fatit të tij.

burreli pagjurme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.