Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pa maska dhe rrugëve pas orës 22:00 / Ndëshkohen me gjoba 576 qytetarë në 24 orët e fundit

16:34 / November 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjobA 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

576 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si dhe lëvizje pas orës 22:00.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit deklaron:

“Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 573 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë, 3 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 573 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”.

Më tej në njoftim shkruhet:

“Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 3 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave antiCovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat antiCovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Italiani i droguar vjedh “Audi Q5” në Tiranë, pronari e la të ndezur

10:59 / August 30, 2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, dyshohet për 5 të lënduar

21:11 / August 29, 2026

Sherr mes fqinjëve në Korçë, plagosen lehtë dy vëllezër/ Shkak, zhurmat e fëmijëve që luanin në lagje

21:07 / August 29, 2026

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, policia arreston 67-vjeçarin në Burrel

10:24 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.