Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pa pagesë, doganat njoftojnë 4 shërbime të reja në aplikacionin E-Albania

17:01 / April 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dogana custem
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar Dogana Shqiptare ka njoftuar se të gjithë operatorët ekonomikë dhe individët që operojnë me import/eksport mallrash e për rrjedhojë me procedurat doganore të deklarimit të mallrave në doganë në portalin e-albania ofrohen katër shërbime të reja.

Prej datës 30 mars 2022 këto shërbime janë implementuar në portalin e-albania ne rubrikën “Shërbime doganore” të kategorisë “Informim/verifikim” dhe janë të aksesueshme nga operatorët ekonomikë dhe individët pa kërkuar dokumente shtesë apo pagesë.

Konkretisht, shërbimet e reja të ofruara janë:

Statusi i deklarimit të tranzitit të mallrave, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në çdo kohë duke verifikuar se në cilën nga hallkat e procesit të verifikimit dokumentar e fizik ndodhet deklarata doganore për mallrat e deklaruara nën regjimin e tranzitit. Këtu përfshihen procedurat që zbatohen për depozitimin e deklaratës doganore të tranzitit;

– në nisje (depozitim, regjistrim, nisje)

– në mbërritje (mbërritur dhe konform/jokonform)

Statusi i deklarimit doganor të mallrave, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në çdo kohë duke verifikuar secilën nga hallkat e procesit (si; regjistrimi, lloji i kontrollit të përzgjedhur nga sistemi, pranimi i deklaratës doganore dhe çlirimi i mallrave) ku ndodhet deklarata doganore për mallrat e deklaruara për vendosje në qarkullim të lirë ose nën regjimet e posaçme (përjashto regjimin e tranzitit).

Statusi i Pagesave në doganë, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në çdo kohë duke verifikuar nëse llogaria parapaguese e tij në doganë është kredituar për shumën e derdhur në Bankë për të vijuar më tej me procedurën e deklarimit të mallrave të importuara për vendosje në qarkullim të lirë.

Gjendja e llogarisë parapaguese në doganë, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet, në çdo kohë, duke verifikuar gjendjen e llogarisë parapaguese dhe lëvizjet për debitimet e saj, për të vijuar më tej me procedurën e deklarimit të mallrave të importuara për vendosje në qarkullim të lirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.