Që Luana Vjollca ishte duke punuar për një këngë të re, këtë e dinim, por që kënga kishte lidhje me situatën aktuale sapo e zbuluam.
Pak më parë, këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka publikuar një foto ku zbulon detaje lidhur me projektin e ri muzikor dhe thotë se kënga është planifikuar që 1 vit më parë.
Ajo mban titullin “Pa panik”, si shprehja që po e dëgjojmë shpesh të thuhet nga të gjithë.
“Kënga “Pa panik” është gati që verën e kaluar. Titulli përkon me situatën aktuale krejt rastësisht. Çdo xhirim, set fotosh e kemi me këtë këngë”, shkruan Luana.
Kënga pritet të publikohet së shpejti dhe do të shoqërohet me videoklip.
Në klipin e saj, Luana ka zgjedhur të shfaqet seksi dhe me flokë të zinj.