Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pacientët me Covid, Ilir Alimehmeti publikon studimin e fundit dhe jep lajmin fantastik: Ky është trajtimi efektiv që shpëton jetë

16:07 / September 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetin social studimin e fundit lidhur me trajtimin e pacientëve me Covid. Alimehmeti, referuar studimit, shkruan se plazma e personave të shëruar nga koronavirusi, është mjaft efektive për të trajtuar pacientët që vuajnë nga ky virus.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

“Natyra është burimi i të gjithë njohurisë. Ajo ka logjikën e saj, ligjet e saj, dhe ashtu si për çdo efekt ka një shkak edhe për çdo shpikje ka një nevojë.”

Cit.: Leonardo da Vinci

Që në origjinë, ligjet e Natyrës bëjnë të logjikosh që plazma e të shëruarve (kovaleshentë) nga COVID-19 është efikase për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19.

Arsyeja është prania e antitrupave të prodhuar në mënyrë natyrore në plazmën e personave të shëruar.

Për shkak të vështirësive organizative dhe administrative, dhurimi i plazmës kovaleshente është braktisur gjerësisht, megjithatë ajo vazhdon ruan vlerat e saj!
???????? Studimi më i fundit është botuar më 31 Gusht 2021, në Journal of Clinical Investigation, organi zyrtar i American Society for Clinical Investigation.

Në detaj u studiuan:
3.774 pacientë të trajtuar me plazmë kovaleshente, dhe
10.687 pacientë në grupin e kontrollit me trajtimin standard.
Rezultatet janë po aq mbresëlënëse sa të pritshme (së bashku me kufizimet e realizueshmërisë):
47% ulje e vdekshmërisë kur terapia jepet brenda 3 ditëve të para të shtrimit,
29% ulje e vdekshmërisë totale pavarësisht kohës së trajtimit (periudhë >3 ditore e shtrimit).
Por ka edhe rëndësi kush është dhuruesi i plazmës, pra sa antitrupa ka në gjakun e tij:
0.2% ulje e vdekshmërisë për çdo 1 njësi antitrupash në plazmën e dhuruesit të shëruar.

Çfarë do të thotë në terma praktikë?

Në krahasim me një pacient me nivel 1, një pacient me nivel 101 ka efekt:
(101 – 1) x 0.2% = 20% ulje e vdekshmërisë.
Kjo është arsyeja pse për të pasur sa më shumë efekt, terapia me plazëm kovaleshente kërkon:
Dhurime sa më të shumta,
Plazëm me antitrupa sa më të lartë,
Marrje e plazmës nga pacienti sa më shpejt të jetë e mundur gjatë ecurisë së sëmundje.

Kufizimet:
Në Shqipëri dhurimi i gjakut dhe i plazmës është ndër nivelet më të ulëta të mundshme!
Nivelet e ndërgjegjësimit dhe të promovimit të dhurimit të gjakut janë të ulëta!
Shembull: në një temë diplome të mbrojtur 4 vite më parë u vu se se te studentët e shkencave shëndetësore:
66% nuk e dinin ku mund të dhurohej gjak!
Imagjinoni vetë popullatën e shpërndarë në territor!
Megjithatë, autorët me të drejtë dalin në konkluzionet që:
Me daljen e varianteve të reja, më virulente dhe më të transmetueshme të SARS-CoV-2, me raportimet e “tejkalimit – breakthrough” pas vaksinimit dhe me rritjen e hezitimit kundër vaksinës;

KA GJITHMONË E MË SHUMË ARSYE PËR TË IDENTIFIKUAR TRAJTIME EFEKTIVE PËR PACIENTËT E SHTRUAR NË SPITAL.
Rezultatet e studimit demonstrojnë se nevojitet një vlerësim i mëtejshëm përpara se të braktiset plazma kovaleshente si ndërhyrje efektive në trajtimin e pacientëve të hospitalizuar me COVID-19.
Më lejoni një apel miqtë e mi!
Çdo ditë, çdo orë, çdo minutë ka nevojë për dhurime gjaku vullnetare, pasi çdo ditë, çdo orë, çdo minutë ka lindje fëmijësh, operacione, aksidente dhe sëmundje talasemike!
Dhuroni gjak!
Shpëtoni një nënë gjatë lindjes, një baba gjatë operacionit, një vëlla pas aksidentit, një fëmijë me talasemi!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Seancë plenare dhe protestë/ Tubuesit grumbullohen pranë Kuvendit, policia vendos gardh metalik në akset kryesore afër godinës

10:32 / September 17, 2026

“Me kokën lart, babë. Gjithmonë”, djali i Jakup Krasniqit me mesazh prekës një ditë pas verdiktit

10:25 / September 17, 2026

Presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm

10:09 / September 17, 2026

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.