The Sun raporton se një foshnje e porsalindur në Britani ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke u bërë kështu pacienti më i vogël në botë me COVID 19.
Nëna e foshnjes u shtrua disa ditë më parë në spital pasi u trajtua për pneumoni, por vetëm pas lindjes u zbulua se ajo ishte me koronavirus.
Ndërkaq, mjekët po përpiqen të kuptojnë nëse fëmija u infektua përmes mitrës apo gjatë lindjes.
Një burim tha: “Stafi në kontakt me të dy pacientët është këshilluar që të izolohen. Zyrtarët shëndetësorë po përpiqen urgjentisht të zbulojnë rrethanat që fshihen pas infektimit”.
Zyrtarët besojnë se gratë shtatzëna dhe foshnjat janë në rrezik të ulët nga koronavirusi dhe ka të ngjarë të kenë vetëm simptoma të buta.
