Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pacienti me koronavirus ndërron jetë në tualetin e spitalit, tronditet Italia

13:35 / November 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 107 780x439 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia është tronditur nga disa pamje që po qarkullojnë në media, ku shfaqet një burrë i moshuar i infektuar me koronavirus, që ndërron jetë në tualetin e spitalit në Napoli.

Për ngjarjen tronditëse, që po bën bujë, ka reaguar edhe drejtori i përgjithshëm i spitalit, Guiseppe Longo, duke thënë se ngjarje të tilla janë për të ardhur keq.

Burri po shërohej ngas koronavirusi në spitalin Karderel, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij janë të panjohura – edhe pse dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.

Sipas burimeve brenda këtij spitali, dikush ishte futur në tualet për ta realizuar videon, derisa personeli nuk ishte aty, pasi po kërkonin një mjet, me të cilin do ta transportonin trupin e pajetë.

Mes të tjerash, drejtori i spitalit ka shtuar se tashmë kanë filluar hetimet për t’u zbuluar se kush është autori i videos. Në anën tjetër gjykata sot ka urdhëruar izolimin e trupit të pajetë të burrit, për t’u konstatuar nëse ai vërtetë ka pësuar sulm në zemër.Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi di Majo, ka thënë se kriza shëndetësore ka dalë nga kontrolli në qytetin e tretë për nga madhësia në Itali, duke theksuar se janë shokuese pamjet e pacientit që është gjetur i vdekur në spital.

Ai ka ripërsëritur se agjencitë lokale duhet të sigurojnë qytetarët e tyre.

“Situata në Napoli dhe rajone tjera ka dalë nga kontrolli. Qeveria duhet të ndërhyjë sepse nuk ka mbetur edhe shumë kohë”, ka shtuar Di Majo, shkruan Reuters.

Mjekët në Napoli kanë bërë të ditur se situata në spitalet e këtij qyteti janë buzë kolapsit, siç po ndodh edhe në qytetet tjera. Numri i të sëmurëve nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë në Itali, ka tejkaluar shifrën prej një milion.

Deri më tani si rezultat i COVID-19, në Itali kanë humbur jetën 42.953 persona.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.