Një 62-vjeçar turk u transportua me barelë në qendrën e votimit.
Yaşar Yuruk nga Kırklareli, edhe pse ishte i shtrirë prej kohësh në shtrat për shkak të një frakture, vendosi që të dilte nga shtëpia për të ushtruar të drejtën e votës.
Ai falënderoi zyrtarët që i dhanë mundësin për të votuar, duke u shprehur i lumtur që kishte arritur të përmbushte detyrën e tij, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin nga shtëpia e të votojnë.
