Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Padia e parë në SPAK/ ‘Nisma Thurje’ dorëzon kallëzimin penal për koncesionin e sterilizimit: Abuziv, ka dëmtuar buxhetin

12:15 / December 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dadad
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është bërë kallëzimi i parë.

Nisma Thurje ka depozituar një kallëzim për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Objekti i kallëzimit penal është për zytarët publik të përfshirë në konçesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët sipas Nismës mund të kenë konsumuar veprat e parashikuara në Kodin Penal për shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazinë së pjesëmarrjes në tendera dhe/ose korrupsionin pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private.

“Ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kemi kërkuar Prokurorisë së Posaçme që kur jemi përpara një vepre penale të bëjmë një kallëzim në Prokurori. Megjithatë ne i kërkojmë SPAK të hetojë që nga Beqja deri tek të gjithë zyrtarët e tjerë pasi ka arsye të mjaftueshme për të besuar që kanë abuzuar me buxhetin e shtetit. Në 30 vjet janë dënuar vetëm qytetarët shqiptarë. Ne besojmë se institucionet e reja të drejtësisë do i japin fund pandëshkueshmërisë. Ne kemi evidentuar disa gjëra. Ne ngremë pyetjen pse është i nevojshëm ky koncesion. Ne ngremë pyetjen pse një çmim kaq i lartë. Dhe pse është dhënë me një koncesion 10-vjeçar që kalon edhe mandatin e qeverisë.

Një kontratë ka detyrime dhe përgjegjësi për të dy palët. KLSH thotë se në këtë kontratë ka penalitete vetëm për shtetin shqiptar. KLSH ka vlerësuar se në spitalin e Durrësit rreth 7 milion lekë kanë shkuar ekstra për këtë koncesion. KLSH ka bërë vlerësime të pjesshme. Ne besojmë që SPAK i ka kapacitetet ligjorë për të mos na zhgënjyer. Mjafton të shohë këtë dokument që ne kemi dorëzuar për të ngritur dyshime. Ne nuk kemi ndërmend të presim që këta zyrtarë të korruptuar të dorëzohen vetëm. Kemi 30 vjet që shohim se si arrestohet qytetarët ndërsa pushtetarët vetëm pasurohen. Ka dyshime për një dëm të konsiderueshëm. Gjëja më e rëndësishme janë kostot.  Ajo që kemi parë është një kërkesë nga ana e institucioneve për t’i thënë mjekëve mos bëni më operacione”, u shprehën ata jashtë dyerve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Deklaratat e tij sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin

15:49 / August 11, 2026

Zjarret që “dogjën” Shqipërinë, nga dora e njeriut! Nga qershori deri më sot 21 piromanë në pranga

15:48 / August 11, 2026

Peticioni për Cërrikun, banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin: Kërkojmë bashki më vete

15:23 / August 11, 2026

Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

15:20 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.