Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paditet në Kushtetuese “makina e së vërtetës”, do të përdorej për hetime

21:22 / February 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mak 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Poligrafi, apo “zbuluesi i gënjeshtrës” është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. I përdorur kryesisht në Amerikë për dedektimin e kriminelëve, poligrafi u soll në Shqipëri për të përzgjedhur të duhurit që do të jenë hetues, Byronë Kombëtare të Hetimit, por edhe si “makina e së vërtetës” që do të zbulojë gjatë ligjit të vettingut policët e ndershëm.Por, kjo pajisje do t’i nështrohet tashmë debatit edhe në Shqipëri.

“Rezultatet e poligrafit mund të jenë edhe të natyrës fiziologjike apo të natyrës nervo-psikike dhe jo detyrimisht pasqyrojnë një tablo të qartë të ndarjes së gënjeshtrës nga e vërteta. Kështu që në vlerësimin e KSHH-së, por edhe bazuar në jurisprudencat e tjera, bazuar në vendimet e gjykatave të Gjermanisë, por edhe të Gjykatës në Montana, përcaktohet se testi i poligrafit cënon dinjitetin e njeriut, madje mund të cënojë edhe lirinë e shprehjes, sepse natyra e njeriut është e ndryshme. Ka pasur njerëz që kanë qenë të pafajshëm dhe e kanë manipuluar, por për shkak të emocioneve janë shpallur fajtorë, ndërsa fajtorë për shkak të natyrës”, tha Erida Skëndaj , kreu ekzekutiv i KSHH-së.

Duke u mbështetur në këtë parim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se testi i poligrafit duhet të shpallet antikushtetues.

“Jo nuk e prek as vettingun dhe as Prokurorinë e posaçme SPAK”, tha Erida Skëndaj.

Në padinë e dorëzuar përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane, që thekson se ekspozimi ndaj një pajisjeje e ekspozon dhe trajton personin si objekt.

kushtetuese makina e se vertetes poligrafi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.