Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Paditi për shpifje Salianjin dhe Murrizin, GJKKO rrëzon akuzën e ish-kryebashkiakut të Divjakës

17:42 / September 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fredi kokoneshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Kokoneshit, ish-kryetari i bashkisë së Divjakës, për shpifje ndaj Ervin Salianjit dhe Myslym Murrizit. GJKKO bën me dije se ka pushuar çështjen pasi ndjekja penale është ushtruar në tejkalim të afatit të parashkrimit.

Njoftimi i plotë

I dëmtuari akuzues Fredi Konkoneshi, më datë 04.04.2024 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: “Fillimin e procedimit penal ndaj Partisë Demokratike, për z. Myslim Murrizi, z. Ervin Salianji, deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120 i K.Penal”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 328 pika 1, shkronja ç) dhe f) dhe 59 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 66, shkronja dh) dhe 120 të Kodit Penal, me vendimin nr.50, datë 10.09.2024 vendosi:

Pushimin e çështjes penale me nr. 70, datë regjistrimi 04.04.2024, me palë: I dëmtuar akuzues: Shtetasi Fredi Kokoneshi; Të akuzuar: Shtetasi Myslym Murizi dhe shtetasi Ervin Salianji; Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, pasi ndjekja penale është ushtruar në tejkalim të afatit të parashkrimit, sipas parashikimeve të nenit 66, shkronja dh) të Kodit Penal, dhe për këtë shkak, në referim te nenit 328, pika 1, shkronja f) të K.Pr.Penale, nuk mund të vazhdojë.

Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Tiranë, më datë 10.09.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Fredi Kokoneshi Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbi jetën në krye të detyrës, efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

21:20 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.