Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KLAN THUMBNAILS 49 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Publikohet ftesa e kryeministrit Edi Rama, dërguar institucioneve në lidhje me çështjen e pagave të magjistratëve.

Ai u ka bërë thirrje të ulen në tryezë të përbashkët pune me 28 shtator, ora 12:30, mes përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

Në letrën e siguruar nga gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, Rama ka propozuar që diskutimi të përqendrohet te parimet, kriteret dhe instrumentet mbi të cilat mund të ndërtohet një mekanizëm i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm për pagat e magjistratëve, në përputhje me standardet evropiane.

“Nëpërmjet këtij procesi konsultimi synohet të arrihet një qasje e përbashkët institucionale për një mekanizëm pagash që kontribuon në konsolidimin e pavarësisë, integritetit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë, duke siguruar rregulla të qarta dhe objektive për përcaktimin dhe rishikimin periodik të tyre. thuhet në letrën e qeverisë, drejtuar institucioneve.

Në përfundim, kryeministri shpreh gatishmërinë për vijimin e konsultimeve me institucionet, me synim krijimin e rregullave të qarta dhe objektive për përcaktimin dhe rishikimin periodik të pagave në sistemin e drejtësisë.

Letra e plotë:

Kryeministri, z. Edi Rama ju fton në një tryezë të përbashkët konsultimi, si pikënnisje e një procesi të hapur konsultimi, dialogu dhe bashkërendimi ndërinstitucional, me synim diskutimin e përbashkët të parimeve dhe elementeve mbi të cilat mund të ndërtohet një mekanizëm i qëndrueshëm, koherent dhe i parashikueshëm për përcaktimin e pagave në sistemin e drejtësisë, sipas standardeve evropiane.

Diskutimi do të përqendrohet në identifikimin e parimeve, kritereve dhe instrumenteve që duhet të udhëheqin politikën e pagave, duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë buxhetore, koherencën ndërinstitucionale, proporcionalitetin ndërmjet funksioneve dhe përgjegjësive.

Nëpërmjet këtij procesi konsultimi synohet të arrihet një qasje e përbashkët institucionale për një mekanizëm pagash që kontribuon në konsolidimin e pavarësisë, integritetit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë, duke siguruar rregulla të qarta dhe objektive për përcaktimin dhe rishikimin periodik të tyre.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mirëpresim pjesëmarrjen tuaj në tryezën e konsultimit, që do të zhvillohet në Kryeministri, më datë 28 shtator 2026, ora 12:30.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi miratoi me 84 votat e nevojshme të maxhorancës ndryshimet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, përkatësisht nenet ku parashikohet paga e tyre.

Capture 35 1024x866 1

ftese per tryeze paga e magjistrateve Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.