Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pagat e punonjësve të bashkive do rriten deri në 40%

15:26 / July 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 93 mijë lekë aktualisht, punonjësi i pushtetit vendor do të marrë mesatarisht 111 mijë e 600 lekë në rastin më të keq dhe 130 mijë e 200 lekë në atë më të mirë. Shkalla e rritjes së pagave bruto për punonjësit e 61 bashkive u miratua në parim në mbledhjen e së hënës së Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore-Vendore.

“Është një kërkesë e vazhdueshme e qeverisjes lokale për të bërë një balancim dhe pse jo një barazim të nivelit të pagave të specialistit në nivel vendor me specialistin në nivel qendror. Kjo për arsyen se shumë bashki vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore. Pra kanë thirrje për vende të ndryshme vakante, por nuk kanë aplikime”, tha për A2 CNN Adelina Farrici, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore.

Veç rritjes së pagave me qëllim sheshimin e hendeqeve, punonjësit e bashkive në vijim do të trajtohen njësoj si kolegët e tyre që punojnë në ministri edhe në drejtime të tjera. “Përllogaritje e vjetërsisë në punë do të bëhet si në nivel qendror pasi deri më tani ka qenë diskriminuese. Gjithashtu do të bëhet barazimi i specialistëve, pavarësisht numrit të popullsisë në bashkinë ku ata punojnë”, tha Farrici.

Qeveria do të mbështesë bashkitë duke mbuluar pagën minimale të punonjësve. Nga rritja e pagave do të preken edhe kryetarët e 61 bashkive që do të ketë një formulë tjetër përllogaritje nga ajo që është aplikuar, deri më tani. Detajet pritet të publikohen pasi Ministria e Financave dhe qeveria të aprovojnë faturën financiare që do të sjellë rritja e pagave për afro 37 mijë punonjës të administratës lokale.

bashki Paga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.