TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Dy shqiptarë në Sanremo 2023, violonçelisti Iljard Shaba do performojë me Anna Oxa

21:50 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Trafiku në Tiranë, Veliaj: Do lirohet ndjeshëm me punimet tek “Unaza e Madhe”!

21:30 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023

“The Economist”: Shqipëria me përmirësimin më të madh të demokracisë në Evropë

21:10 / February 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Pagat, taksat, bonusi i bebeve, lojërat e fatit…, 8 vendimet që hyjnë në fuqi nesër!

18:56 / December 31, 20185 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Duke nisur nga dita e parë e vitit 2019, janë një serë ndryshimet ligjore që nisin zbatimin. Veç ndryshimeve të paketës fiskale, nis zbatimi i nivelit të ri të pagës minimale, bonusi i bebeve, taksa e pronës etj. Mëposhtë portali ekonomik SCAN sjell disa prej ndryshimeve që nisin zbatimin prej 1 janarit:

Paketa e re fiskale

Nga 1 janari hyjnë në fuqi ndryshimet e paketës fiskale. Por, cilat janë të gjitha taksat që pritet të ulen prej 1 Janarit? Së pari, është ajo mbi dividentin, që do të ulet nga 15% që ishte më parë, në 8%.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kjo ulje do të prekë drejtpërdrejtë rreth 50 mijë investitorë që grumbullojnë fitime nga aksionet në vendin tonë. Një tjetër risi është ajo për tatimin mbi të ardhurat personale. Kufiri i  taksimit me 23% do të rritet, nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë, çka përkthehet në 15 mijë individë që do të përfitojnë nga një tatim mbi të ardhurat më i ulët.

Këto të dyja janë ndryshimet më thelbësore në paketën fiskale të 2019, që do të ndihen drejtpërdrejtë në xhepat e disave. Ndryshime të tjera ndërkohë, përfshijnë uljen  e taksimit për ambalazhet plastike, me 2/3, si dhe me 50% të taksës për ambalazhet e qelqit.

Paga minimale bëhet 26 mijë lekë

Nga data 1 janar 2019, paga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë të rinj.  Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Në vendim përcaktohet se “paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë”.

Taksa e pronës

Më 1 Janar 2019 hyn në fuqi metodologjia e re e përllogaritjes së taksës së pronës, që do të thotë se qytetarët do të paguajnë më shumë se sa kanë paguar aktualisht. Megjithëse ishte parashikuar që kjo metodologji të niste aplikimin nga 1 Prilli 2018, vendorëve u është lënë afat fillimi i vitit 2019, në mënyrë që të bënin të gjithë infrastrukturën gati. Por sërish mbledhja e saj do të hasë vështirësi pasi nuk është ngritur kadastra fiskale, ndërsa do ta përcaktojnë bashkitë agjentin e mbledhjes.

Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15% .

Lojërat e fatit

Nga data 1 janar nuk do të lejohen më lojërat e fatit e kjo veprimtari bëhet e paligjshme. Çdo lokal që ushtron këto veprimtari do të mbyllet. “ Nga data 1 janar 2019, në çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo të fshehur veprimtaria e lojërave të fatit duhet të trajtohet si një parcelë kanabisi dhe si e tillë duhet trajtuar dhe si e tillë duhet të jetë qasja e Policisë së Shtetit”, deklaroi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë takimit me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.

Kontrolli tatimor nga zyra

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka miratuar manualin e kontrollit nga zyra, i cili do të nisë zbatimin në datën 1 janar 2019.  Dokumenti i miratuar gjatë mbledhjes së 13-të të Komitetit Operacional përcakton instrumentet e punës për udhëzimin e inspektorëve mbi hapat dhe teknikat që ata duhet të ndjekin në mënyrë që të realizojnë me sukses kontrollet nga zyra. Po ashtu, në manual përfshihen edhe procedurat që do të ndiqen nga inspektorët e kontrollit nga zyra për monitorimin e deklarimeve tatimore, si dhe saktësinë e pagesave të detyrimeve tatimore të tatimpaguesve sipas veprimtarive tatimore.  Ndërkohë, Administrata Tatimore do të zhvillojë trajnime të dedikuara për inspektorët për çdo Drejtori Tatimore Rajonale.

Kosova merr zyrat e doganës në Durrës!

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar pak kohë më parë se në kuadër të bashkëpunimit mes dy qeverive, me datë 7 dhe 8 dhjetor në Tiranë dhe Durrës janë takuar Drejtori i Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bahri Berisha, me Drejtoren e Përgjithshme të Doganës së Shqipërisë Belinda Ikonomi.

“Gjatë këtij takimi së bashku me grupet e punës nga të dyja Administratave është diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës Doganore të Republikës së Kosovës në portin e Durrësit” njofton zyra e shtypit e Drejtorisë së Doganave. Krahas takimeve u bë vizita në portin e Durrësit me të cilën u ndanë edhe zyrat dhe ambientet e punës, për punonjësit e Doganës së Kosovës, që do të kryejnë procedurat doganore të tranzitit. Procedurat në portin e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji Janar 2019.

Pagat e gjyqtarëve

Me hyrjen në fuqi të sistemit të ri të pagave, gjyqtarët shqiptarë do të jenë ata më të paguarit në Europë, në raport me pagën mesatare. Kështu, prej 1 janarit, paga mesatare e një gjyqtari shqiptar do të jetë 247 mijë lekë, ose 2000 euro në muaj, që përkthehet në 24 mijë euro në vit.

Bonusi i bebeve

Prej datës 1 janar 2019 të gjitha nënat e fëmijëve të porsalindur do të përfitojnë bonusin e bebes, i cili është 40 mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë e në vijim.  Ndërkaq, referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave, shumat përkatëse do të mund të tërhiqen në 2 këste. Më konkretisht, vlera më e madhe do të mund të tërhiqet nga nëna menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”. Ndërkohë që, diferenca e mbetur prej 5 mijë lekësh do të përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

bonusi lojera fati Paga vendime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023

“The Economist”: Shqipëria me përmirësimin më të madh të demokracisë në Evropë

21:10 / February 2, 2023

A ka lobuar për ta shpallur non grata? Meta: Rama ka përdorur emrin tim në çdo takim me ndërkombëtarët

20:38 / February 2, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023

“The Economist”: Shqipëria me përmirësimin më të madh të demokracisë në Evropë

21:10 / February 2, 2023

A ka lobuar për ta shpallur non grata? Meta: Rama ka përdorur emrin tim në çdo takim me ndërkombëtarët

20:38 / February 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Dy shqiptarë në Sanremo 2023, violonçelisti Iljard Shaba do performojë me Anna Oxa

21:50 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Trafiku në Tiranë, Veliaj: Do lirohet ndjeshëm me punimet tek “Unaza e Madhe”!

21:30 / February 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.