Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi kishte paguar me euro false karburantin e makinës.
“Ky shtetas u kap pasi ditën e djeshme ka shkuar në një pikë karburanti në fshatin Sherishtë, Vlorë dhe ka mbushur automjetin Ford Focus me disa litra naftë, duke i dhënë punonjësit të pikës një kartëmonedhe me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton policia.
Ndërkaq, është arrestuar në flagrancë shtetasin N. L., 24 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas u kap në aksin rrugor të lagjes “Ujë i Ftohtë” Vlorë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës, si dhe nga kontrolli i ushtruar, shërbimet i gjetën një sasi të vogël lëndë narkotike, e dyshuar e llojit canabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
