Policia e Rinasit ka sekuestruar disa pajisje nga dy shtetas britanik, të dyshuara si përgjues.
Më konkretisht pajisjet janë: Radio Kenwood, bateri Nevada PSW-30H, amplifikator linear Expert.
Britanikët, me profesion inxhinierë kanë qëndruar disa ditë në Shqipëri dhe tentuan të kalonin kufirin bashkë me pajisjet. Nga një kërkim i thjeshtë në internet, nga kodet që duken në pajisje, rezulton se bëhet fjalë për produkte që bëjnë kapjen e valëve dhe transmetimin.
Britanikët P. T, 61 vjeç, dhe C.M 46 vjeç, janë lënë të lirë ndërkohë që para hetuesve kanë deklaruar se i kanë pasur për qejf pajisjet dhe nuk kanë bërë përgjime. Pajisjet janë sekuestruar dhe kanë kaluar për verifikim dhe ekspertizë.