Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pajisjet mjekësore kontroll që në doganë, ndryshon ligji

14:42 / October 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
received 503294227122811
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar ligjin për pajisjet mjekësore dhe sipas kreut të institucionit, Ogerta Manastirliu kontrolli do të bëhet në doganë për më shumë siguri për pacientët.

“Për herë të parë regjistrimi i pajisjeve mjekësore do të kryhet përpara hyrjes së tyre në treg, duke rritur sigurinë për pacientët. Ndryshe nga më parë kur pajisjet mjekësore regjistronin pasi kishin hyrë në treg, me ligjin e ri që ne propozojmë forcohen masat në kontrollin e tregut të pajisjeve mjekësore, duke kryer procesin e regjistrimit që në doganë. Do të monitorohet i gjithë zinxhiri, deri në daljen në treg, duke filluar nga pajisjet dentare të implantueshme e deri te pajisjet mjekësore të teknologjisë së lartë”, tha Manastirliu.

Sipas ministres ky projektligj garanton cilësinë dhe ruajtjen e standardeve më të mira mbi pajisjet mjekësore. “Për herë të parë përcaktohet një proces licensimi për pajisjet mjekësore, që nuk ekzistonte më parë. Gjithashti do të vendosen rregulla të mirëpërcaktuara edhe për blerjen e pajisjeve online, i monitoruar nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, vijoi ministrja.

Manastirliu gjatë fjalës së saj theksoi se një ndryshim i rëndësishëm është përfshirja e pajisjeve mjekësore që rimbursohen. Duke nënvizuar se në vend janë regjistruar rreth 6000 pajisje apo grupime pajisjesh mjekësore, Manastirliu theksoi para komisionit se do të merren masa për çdo subjekt që shkel ligjin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.