Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pajisjet ‘vampir’ që nuk duhet t’i lini gjatë gjithë kohës në prizë

19:48 / April 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pajisje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse nuk e përdorni një pajisje, mos e lini në prizë. Arsyeja? Edhe ato konsumojnë energji elektrike.

Familjet në Britaninë e Madhe mund të kursejnë mesatarisht 147 paund në vit duke fikur të ashtuquajturat pajisje ‘vampir’, sugjeron një studim i British Gas. Këto janë pajisje elektronike që thithin energji elektrike edhe kur nuk janë në punë.

Shifrat bazohen në një punë kërkimore të kryer në 2019, por janë përditësuar nga British Gas për të pasqyruar rritjet e fundit të çmimeve. Trusti i Kursimit të Energjisë tha se konsumatorët nuk duhet të neglizhojnë cilat pajisje i lënë të ndezura.

Sipas ekspertëve familjet do të kursenin rreth 55 paund në vit duke fikur të gjitha pajisjet që nuk përdoren.

“Statistikat ose çmimet që lidhen me pajisjet individuale varen nga disa faktorë, përfshirë modelin, funksionalitetin dhe përdorimin individual”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.

“Nëse nuk e përdorni një pajisje, atëherë duhet ta hiqni nga priza”, thonë ekspertët.

Në rastin kur në një zgjatues të vendosur për shembull pas televizorit keni vendosur disa pajisje, të cilat nuk i përdorni të gjitha, e mira do ishte t’i ndani. Të vendosni në prizë vetëm atë që ju nevojitet, atëherë kur ju nevojitet.

Të gjithë ato pajisje të cilat qëndrojnë në prizë thithin energji elektrike, që nga karikuesit, mikrovala, dushi, lavatriçja apo printeri. Sipas ekspertëve, 9 deri në 16 përqind e energjisë që konsumohet në një shtëpi vjen nga këto pajisje të cilat qëndrojnë në prizë, ndonëse nuk përdoren.

energji konsumim pajisjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.