Aktori Olsi Bylyku po përflitet për një lidhje të re dashurie, vetëm pak muaj pas ndarjes nga Egli Tako.
Sipas “Vip Magazine”, Bylyku ka nisur një histori romantike me një vajzë jo të njohur për publikun. Ajo punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri dhe thuhet se janë njohur me njëri-tjetrin në ambiente pune.
E njëjta medie raporton se lidhja e tyre ka përmasa serioze, duke qenë se vajza në fjalë ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të këngëtarit.