Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur këtë fillim jave grupin parlamentar. Mbledhje kjo e cila vjen pak para nisjes së kryeministrit për në Bruksel. Në foton e mësipërme mund të shihni Kryeministrin teksa futet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Kujtojmë se në orën 14:00 Rama do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta. Ku pritet që bisedimet të fokusohen në procesin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
