Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar në Kryeministri për t’u takuar me kreun e qeverisë Edi Rama.
Para mbërritjes së Kim, në Kryeministri shkoi edhe kreu i qeverisë, Rama, megjithatë ende nuk dihet përse do të takohen. Kim ishte edhe dje në Kryeministri, dhe zbuloi se kishin diskutuar lidhur me zhvillimet në vend dhe Reformën Zgjedhore.
Ndërkohë që takimi i sotëm vjen disa orë para protestës së organizuar për prishjen e Teatrit Kombëtar.