Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paketa e PS për rininë, ministrja Bora Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

19:08 / April 18, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Screenshot 2025 04 18 181230
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e PS-së, thotë se mbështetja e të rinjve me programe nga qeveria shqiptare, është një mënyrë për të shpërblyer kontributin dhe angazhimin e tyre në shumë fusha.

Muzhaqi e bëri këtë deklaratë nga aktiviteti i zhvilluar në Tiranë, për prezantimin e politikave dhe programeve prioritare të qeverisë në mbështetje të të rinjve, ku të pranishme ishin edhe ministrja ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

“Kemi disa shtylla shumë të rëndësishme për të rinjtë ku Qeveria investon, një prej tyre është demokracia dhe pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje. Kemi ndërtuar 61 këshilla rinore dhe Këshillim Kombëtar Rinor ku të rinjtë mund të angazhohen në kuptimin e plotë në vendimmarrje dhe të zhvillojnë takime dhe biseda me kryetarët e bashkive për punët e mira që bëhen për vendin apo komunitetin ku ata jetojnë. Kemi këshillat studentorë, Parlamentin e nxënësve, të gjitha këto janë mënyra shumë të mira që të rinjtë të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre për Shqipërinë që duan dhe qytetet ku ata jetojnë”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi u ndal edhe te ndryshimet në Ligjin për Rininë, ku ajo theksoi se ka tre programe të reja që i japin një mbështetje shtesë të rinjve.“Me programin e nismave komunitare do të ofrojmë financim të dedikuar për veprimtarinë e këtyre strukturave, këshillave vendorë rinorë dhe këshillit kombëtar rinor, duke financuar projekte të drejtuara nga të rinjtë për të rinjtë, dhe do të mbështesim rreth 500 të rinj çdo vit me projekte komunitare”, tha ajo, ndërsa shtoi se ndër vite shumë të rinj që kanë fituar konkurse apo olimpiada kanë trokitur në dyert e Ministrisë për Rininë dhe Fëmijët për më shumë mbështetje.

“Programi i praktikave të punës dhe garancia janë të tjera programe që i ndihmojnë të rinjtë për të zhvilluar karrierën e tyre dhe për t’u bërë pjesë e tregut të punës. Keni mundësi të ndryshoni karrierën dhe të gjeni atë fushë ku e gjeni veten më mirë. Teknologjia, është bërë pjesë e rëndësishme që pa të rinjtë nuk do kuptohet dot. Ne kemi investuar në disa programe për teknologjinë duke filluar nga Tumo te Piramida, programet e kodimit në shkolla, programet e kodimit për të rinjtë, etj”, shtoi Muzhaqi.

bora muzhaqi PS rinia zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Socialistët fitojnë në burgun e Fierit

12:00 / May 13, 2025

Përfundon numërimi në Lezhë/ Si ndahen mandatet mes PS dhe PD

11:40 / May 13, 2025

Numërohen 1121 nga 1282 kuti në Tiranë/ PD i rimerr mandatin Shehajt

11:20 / May 13, 2025

Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren

10:40 / May 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.