Sot në Bruksel është prezantuar progres-raporti i zgjerimit për secilën prej shteteve që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj u ndal edhe te Kosova. E pyetur sise Kosova ishte i vetmi vend nga 10 të përfshira në paketë, për të cilin nuk ka një rekomandim nga BE, Von der Leyen nënvizoi se BE pret nga Prishtina zyrtare që të formojë Asociacionin e komunave serbe në Veri.
“Jemi shumë të qartë në atë se çfarë presim nga Kosova dhe se çfarë ai vend mund të përmbushë. Kosova duhet të zbatojë dhe do të formojë Asociacionin me draft-statutin e marrë nga Europa. Gjithashtu kur flasim për dialogun Kosovë-Serbi, është e qartë se secili prej shteteve ka një mundësi unike për të lëvizur drejt BE-së. Ajo çfarë pyesim ne është se cili është kontributi i tyre për të ecur drejt BE-së”,-tha Von der Leyen.
Në krahun tjetër, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi theksoi rëndësinë e ekzistencës së një kërkese për anëtarësim nga Kosova, por theksoi se është ecuria e dialogut me Serbinë që do ta çojë vendin përpara në rrugën drejt BE-së.