Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paketa fiskale, Këlliçi: Është gjobë për qytetarët

09:55 / November 10, 20222 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
belind kellici
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas seancës prej 13 orësh, mëngjesin e sotëm ka rinisur seanca plenare në Kuvend për projekt-buxhetin 2023. Deputeti demokrat Belind Këlliçi, tha në fjalën e tij se kjo paketë fiskale nuk është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve. Këlliçi parashtroi edhe pesë propozime të tij për paketën fiskale, nga ulja e ngarkesës fiskale, te heqja e akcizës së gazit, të ndërmerren politika për të ndaluar rritjen e inflacionit.

“Të hiqet taksa e qarkullimit për industrinë e ndërtimit, ndihmon që çmimet e apartamenteve të ulen, Veliaj e ka rritur 10 herë taksën e ndërtimit, taksë mbi vlerën e shitjes dhe jo kostos, prandaj është e pamundur blerja e një apartamenti. Meqë është dyfishuar buxheti, pse nuk dyfishohen pensionet, paga dhe pensionet. Çmimet do vazhdojnë të rriten, pensioni juaj do rritet me 1%. Kjo nuk është paketë fiskale, por gjobash. Nuk ndodh në BE që të hartohet një paketë penalitetesh për qytetarët.

Propozimet:

1-Ulni ngarkesën fiskale, çmimet po shkojnë në stratosferë.

2-Mos bëni si gjitholog, dëgjoni ekspertë e fushës dhe qytetarët e këtij vendi.

3-Hiqni TVSH-në për kompanitë që investojnë në energjinë e rinovueshme

4-Hiqni akcizën e gazit.

5-Ndaloni rritjen e pandalshme të inflacionit.

6-Mundësisht mbajeni një premtim dhe çojeni buxhetin e arsimit në 5.5% siç keni premtuar.

11 mln euro do shkojnë për pronarët e inceneratorëve, për tre inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe 1 në Tiranë që i ka pronarët në arrati. SPAK vijon të mos thërrasë kryetarin e bashkisë që me vulën e tij i ka hapur rrugë ndërtimit të kësaj firme”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Numërohen mbi 22 mijë zarfe të diasporës, PS kryeson me 54.97% të votave, PD me 28.72%! Ja si paraqiten partitë e tjera

22:55 / May 12, 2025

Qarku i Elbasanit/ Numërohen 431 nga 508 kuti. PS kryeson me 60% të votave, thellohet diferenca me 35 mijë vota ndaj PD

22:18 / May 12, 2025

Dimitris Mavros: Pse +80 mandate janë mesazh i rrezikshëm për Ramën

22:01 / May 12, 2025

Numërohen 174 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

20:54 / May 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.